Sport

Nuk ka garë të Gjermanisë për vitin 2022, Korea synon rikthimin


Drejtori i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Stefano Domenicalli, ka zyrtarizuar që nuk do të ketë garë të Gjermanisë përsëri.

Pandemia COVID-19 e pamundësoi që këtë sezon të thyhej rekordi me 23 gara, por ky mbetet synimi për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, gara legjendare e Gjermanisë, siç mungoi gjatë këtij viti, pritet të mungojë edhe sezonin e ardhshëm.

Gara më parë nuk ishte zhvilluar as në 2015 dhe 2017, duke ia humbur vazhdimësinë në sport.

Sipas Domenicalli-t, kjo vjen si pasojë e papërgjegjësisë së udhëheqësve të garës.

Ai thotë që ata “nuk e marrin seriozisht organizimin e eventit” andaj edhe “është e pamundur” që gara të jetë pjesë sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, F1-shit pritet t’i kthehet çmimin i madh i Koresë në Yeongam.

Korea mbajti katër gara nga 2010 deri në 2013, me Alonso-n që fitoi garën e parë dhe Vettel tre të tjerat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore