Lajme

Nuk i besoj më botës pas asaj që pamë në Ukrainë, thotë Zelensky


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se ai vështirë se beson në besueshmërinë e “disa vendeve apo disa liderëve” pas përshkallëzimit të luftës nga Rusia në Ukrainë.

Kjo deklaratë e presidentit ukrainas erdhi gjatë një interviste për multi-medialin amerikan “CNN”.

“Unë nuk i besoj botës. Pasi pamë se çfarë po ndodh në Ukrainë. Nuk u besojmë fqinjëve tanë. Ne nuk i besojmë gjithë kësaj”, theksoi kreu i shtetit për CNN.

Ai shtoi se nuk besonte as në garancitë e dokumentuara të sigurisë dhe ligjin ndërkombëtar pasi Memorandumi i Budapestit u kthye “në një copë letër”.

“Ne thjesht besojmë në gjëra kontraktuale, pragmatike. Nëse jeni miqtë ose partnerët tanë, na jepni armë, na jepni një dorë, na jepni mbështetje, na jepni para, na jepni para dhe ndaloni Rusinë”, shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky vuri në dukje se tani besimi i vetëm është “besimi tek vetja, tek njerëzit tanë, besimi në Forcat tona të Armatosura të Ukrainës dhe besimi se vendet do ta mbështesin Ukrainën jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”.

Presidenti deklaroi më herët se Ukraina nuk do t’i japë Rusisë territore në lindje dhe është gati për betejën e Donbas-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore