Lajme

Nuk e dimë strategjinë e përgjithshme të Putin-it, thotë Pentagon-i


Strategjia e përgjithshme e presidentit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës nuk dihet.

Këtë deklaratë e ka bërë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një korrespondenti të CNN.

Sipas tij, në fillim të luftës, Putin priste të përdorte forcën, shpejtësinë dhe pushtetin për të kapur Kiev-in shumë shpejt dhe për të hequr qeverinë, por dështoi.

“Ne kemi parë se si ata me të vërtetë lëvizën shumë ngadalë dhe pa sukses në fushën e betejës. Dhe dikush do të priste që ai do të kërkonte të përdorte leva të tjera të pushtetit ose mjete të tjera pushteti, dhe ai e bën. Por strategjia e tij është plotësisht e panjohur”, shtoi shefi i Pentagon-it.

Më herët, u raportua se sekretari amerikan i Mbrojtjes foli në një konferencë pas mbledhjes së Grupit të Kontaktit të Ukrainës.

Në të mori pjesë edhe Shqipëria, mes 44 vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ai deklaroi se Danimarka do të forcojë Forcat e Armatosura të Ukrainës me raketa anti-anije Harpoon dhe lëshues me bazë tokësore për t’i përdorur ato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore