Sport

Nuggets arrijnë në finalet e NBA për herë të parë në historinë e tyre


Photo: Twitter

Nikola Jokic pati 30 pikë, 14 kërcime dhe 13 asistime, dhe Denver Nuggets kaluan në finalet e NBA për herë të parë në historinë e ekipit të hënën mbrëma, duke rrëmbyer finalet e Konferencës Perëndimore me një fitore 113-111 ndaj Los Angeles Lakers.

Jokic realizoi triple-double-in e tij të tetë të play-off-it në pjesën e tretë, duke thyer rekordin e Wilt Chamberlain në NBA të vitit 1967.

Basketbollisti serb gjithashtu udhëhoqi përpjekjet e forta mbrojtëse të Nuggets, pavarësisht se e shënoi gabimin e tij të pestë në mes të çerekut të katërt – dhe kur Denverit i nevojitej një kosh i madh, Jokic e realizoi atë gjithashtu.

Nuggets do ta mbyllin sezonin e tyre të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit, Michael Malone duke luajtur për kampionatin e tyre të parë në NBA. Denver eliminuan Lakers për herë të parë në tetë takime të play off-it.

Nëse Boston Celtics nuk bëjnë historinë duke u “ringjallur” nga humbja e tyre 3-0 në finalet e Lindjes, Denveri do të presë Miami Heat-in për të hapur finalet e NBA, duke filluar nga 1 qershori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore