Lajme

Norvegjia njofton planin për të rritur numrin e rekrutëve


Qeveria norvegjeze ka njoftuar ditën e djeshme një plan për të rritur numrin e rekrutëve me 50 për qind çdo vit.

Vendi ka një sistem të pjesshëm të rekrutimit: përzgjedhja ka të bëjë me ata të moshës nga 19 deri në 47 vjeç dhe bazohet në testet e aftësisë.

Trajnimi dhe shërbimi zgjasin rreth 19 muaj në total.

Çdo vit me këtë sistem thirreshin rreth 9 mijë qytetarë, sa 15 për qind e të përzgjedhurve.

Sakaq, objektivi është që deri në vitin 2036 të rritet pjesa në 25 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore