Tanët

Nora Gjakova në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes


Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka arritur në gjysmëfinale.

Në kategorinë deri 57 kilogramë, Gjakova ka kaluar dy pengesat e para.

Në takimin hapës për të, atë të raundit të dytë, Nora e nis mbarë.

Ajo aty arriti fitoren përballë holandezes, Sanne Verhagen.

Lufta përfundoi me rezultat 1-0 për Norën.

Në çerekfinale, kundërshtarja e saj ishte sllovenja Kaja Kajzer.

Edhe kjo ndeshje përfundoi në favor të Gjakovës, që fitoi 11-0.

Në rrugën e saj për medalje, ka mbetur që të sigurohet vetëm edhe një fitore.

Nora, në gjysmëfinale, përballet me japonezen, Tsukasa Yoshida.

Blloku i dytë fillon në orën 10:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore