Shqipëria

Një udhëtim në Shqipëri, mes përrallash, gjëegjëzash dhe historish


Italia është një vend i afërt me Shqipërinë dhe gjithnjë interesi për të njohur më shumë reciprokisht ka qenë i lartë.

Iniciativa social-kulturore, zhvillohen në mënyrë të herë pas hershme. Pikërisht ashtu, do të jetë edhe një aktivitet, i cili do të jetësohet më 20 korrik, në Trieste.

“Një botë me histori”, quhet programi orientues i njohjeve kulturore të rajonit. Histori, të cilat përmbledhin brenda vetes, karakteristikat kulturore të shteteve të ndryshme.

Folklori do t’i japë frymë aktivitetit. Mes përrallash, gjëegjëzash dhe historish, Shqipëria do të bëhet më e njohur për italianët.

Në fakt, ky është i nënti vit rresht, në të cilin komuna e Trieste-s i çon banorët në udhëtime të tilla fantazie.

Këtë herë, në një vit pandemik, skenari gjen edhe më shumë peshë.

Shtatë takime në dy orë. Ky do të jetë plani i projektit. Projekt ku do të lexohet edhe në gjuhën shqipe.

Ndërkohë që Trieste ka një ndër portet kryesore për hyrjen e shqiptarëve, tashmë, do të jenë banorët e kësaj komune bregdetare italiane, të cilët me mendje, do të fluturojnë drejt Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore