Sport

Një tjetër ish-madrilen do të transferohet në kampionatin grek


Klubi grek, Olympiacos, është duke vijuar përforcimet në skuadër për këtë sezon.

Pasi transferuan Marcelo-n para pak ditës, tani kampionët në fuqi të Greqisë kanë arritur marrëveshje edhe për transferimin e një ish-futbollisti të Real Madrid-it.

Bëhet fjalë për James Rodriguez, i cili shumë shpejtë do të zbarkojë në Greqi për t’i kryer testet mjekësore me Olympiacos-in.

Sipas asaj që raporton Fabrizo Romano, grekët kanë gjetur akordin me klubin e Katarit, Al Rayyan, për huazimin e mesfushorit kolumbian, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

31-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi më herët ka qenë pjesë e Porto-s, Monaco-s, Real Madrid-it, Bayern Munich dhe Everton-it.

Fansat e Olympiacos-it janë gati për t’i rezervuar kolumbianit një pritje spektakolare dhe të zjarrtë, njëjtë sikur bënë në prezantimin e Marcelo-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore