Muzikë

Një platformë në Vjenë vetëm për veprat nudo


Pas më shumë se një shekulli, që nga periudha ku artisët shfaqin veprat e tyre artistike, tashmë ka ardhur koha që ata të shfaqen pa u censuruar.

Kryeqyteti i Vjenës, ka krijuar platformën “OnlyFans”, e cila lejon shfaqjen e të gjithë veprave nudo.

Në korrik, llogaria e re e Muzeut Albertina TikTok u pezullua dhe më pas u bllokua për shfaqjen e veprave të fotografit japonez Nobuyoshi Araki që tregonin një gjoks femëror, duke e detyruar muzeun të fillonte një llogari të re.

Kjo pasoi një incident të ngjashëm në vitin 2019, kur Instagram vendosi që një pikturë e Peter Paul Rubens shkel standardet e komunitetit të platformës të cilat ndalojnë çdo përshkrim nudo.

Në vitin 2018, fotografia e Muzeut të Historisë Natyrore të figurinës 25 mijë  -vjeçare Venus of Willendorf u konsiderua pornografike nga Facebook dhe u hoq nga platforma.

Muzeu Leopold gjithashtu ka luftuar për të promovuar koleksionin e tij të nudove nga ekspresionisti Egon Schiele, me rregullatorët e reklamave në Gjermani, Britani të Madhe dhe SHBA që refuzojnë t’i shfaqin ato në një fushatë turistike të qytetit në 2018.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore