Shqipëria

Një major shqiptar po hetohet nga Holanda për “rritje kanabisi”


Një ushtarak shqiptar është arrestuar nga autoritetet holandeze nën dyshimin e përfshirjes në aktivitet kriminal.

Ky i fundit ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta të NATO-s.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi shqiptar Top Channel, duke cituar autoritetet holandeze.

Ushtaraku ishte me detyrë specialist stërvitje.

Pas arrestimit, ai po hetohet në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes së një shtëpie, për rritje kanabisi.

Policia e Holandës deklaron se ushtaraku dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka reaguar pas publikimit të lajmit duke sqaruar se mbeten në pritje të një raporti nga autoritetet holandeze.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë ndaluar majorin që të ushtrojë detyrën dhe kanë urdhëruar kthimin e tij të menjëhershëm në atdhe.

Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore