Shqipëria

“Një linjë tragetesh Zadar-Durrës”


Media kroate “Morski” ka shkruar të dielën e 18 korrikut se në takimin mes homologëve kroat dhe shqiptar është diskutuar edhe për një linjë të mundshme tragetesh midis Kroacisë dhe Shqipërisë, më saktësisht linja Zadar-Durrës.

Në fillim të kësaj jave, ministri kroat i Punëve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës, Oleg Butkovic bëri një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku u takua me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ministrin e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Blendi Klosi.

Ministri Butkoviç theksoi nevojën për zgjidhje alternative për lidhjet midis dy kombeve të afërta. Në këtë drejtim, është propozuar të formohet një grup pune që do të punojë në përgatitjen e marrëveshjes dhe krijimin e një linje ajrore të drejtpërdrejtë midis Tiranës dhe Zagrebit, por nuk mbaron me kaq.

Krijimi i një linje trageti Kroaci-Shqipëri është në interesin e të dyja palëve dhe pala kroate propozoi krijimin e linjës së trageteve Zadar-Durrës.

Për këtë temë u zhvillua një takim në portin e Durrësit, ku bisedimet u mbajtën me përfaqësues të portit. Të gjithë janë të interesuar gjithashtu për të zgjeruar kapacitetin e tij duke u lidhur me vendet fqinje.

Transporti

Në takimin me Ballukun, u hapën të gjitha çështjet kryesore të lidhjes së transportit. Si dhe rëndësia e përfshirjes së Shqipërisë në korridoret pan-evropiane, apo dhe mundësia e transferimit të përvojës dhe njohurive kroate nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Butkovic, sipas “Morski-t”, vuri në dukje se bashkëpunimi i të gjitha vendeve në trafikun në korridorin Adriatik-Jon është i domosdoshëm, veçanërisht në pjesën teknike të zhvillimit të rrugëve të ardhshme.

Sipas tij, një bashkëpunim i tillë përfshin asistencë teknike në lidhje me një kuptim më të mirë të politikave evropiane në lidhje me transportin dhe infrastrukturën, por edhe përdorimin më të mirë të fondeve të BE-së.

Duke folur për planet e Ministrisë së saj dhe nevojën për të rindërtuar rrjetin hekurudhor të Shqipërisë, Ministrja Balluku theksoi interesin e Shqipërisë për trajnimin e mëtejshëm të stafit në zonë.

Përveç kësaj, Balluku njoftoi se pala shqiptare ka siguruar fonde për ndërtimin e seksionit shqiptar të korridorit. Ajo shtoi se është e realizueshme që puna për projektin të fillojë nga pranvera e vitit të ardhshëm. Afati i parashikuar i ndërtimit është tre vjet.

Mbetjet detare

Në një takim me Ministrin e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Blendi Klosi, Ministri Butkoviç propozoi fillimin e masave dhe aktiviteteve për të parandaluar ndotjen e mundshme detare nga mbetjet detare në bashkëpunim me Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Për më tepër, u diskutua gjithashtu mundësia e zhvillimit të programeve. Përmes programeve të tilla, pala kroate do të siguronte ndihmë shtesë profesionale dhe teknike në zgjidhjen e çështjes së mbetjeve detare nga toka dhe anijet e krijuara në Shqipëri, si dhe zhvillimin e projekteve që synojnë forcimin e kapacitetit administrativ në këtë segment të rëndësishëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore