Sport

Një kolumbian fut në ‘luftë’ Atletico Madrid-in dhe Sevilla-n


Wilmar Barrios, lojtari i Zenit-it në Rusi ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve spanjolle, Atletico Madrid-it dhe Sevilla-s, sipas mediave spanjolle.

Kolumbiani kishte spikatuar edhe më herët me Boca Juniors-in, para se të transferohej në Rusi në vitin 2019.

Rusia dhe veçanërisht Zenit-i kanë pritur gjithmonë lojtarë nga Amerika e Jugut, kryesisht nga Brazili, Kolumbia dhe Venezuela. Lojtarët kanë lënë klimën e ngrohtë të vendeve të tyre për të shkuar në acarin rus.

Megjithëse ka pasur shumë ndryshim në klim, kjo nuk ka ndikuar në performancën e tyre. I tillë është dhe rasti i mesfushorit me tipare mbrojtëse Barrios.

27-vjeçari përgjatë dy sezoneve dhe të tretit që sapo ka nisur, me Zenit-in ka bërë 90 paraqitje, duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Ai ka treguar nivel të lartë loje, jo vetëm në Premier League ruse, por edhe në ndeshjet me ekipin kombëtar. Ndaj dhe klubet spanjolle janë vënë pas tij. Ai kushton rreth 15 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore