Lajme

Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar një person të vdekur dhe 17 persona të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 355 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 86 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 562.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 10 mijë e 185.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 832 mijë e 75 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 675 mijë e 582.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore