Lajme

Një burrë i shpëton sulmit të krokodilit në një vendpushim australian


Një burrë australian ka shpëtuar pasi u sulmua nga një krokodil i ujit të kripur teksa po zhytej në një vendpushim ekskluziv në Queensland.

Marcus McGowan, 51 vjeç, ka detajuar se si arriti t’i hiqte nofullat e grabitqarit nga koka e tij, duke pësuar plagë.

Ai u transportua me avion në një spital të ishullit aty pranë dhe më vonë u dërgua në Cairns për trajtim të mëtejshëm.

Sulmet e krokodilëve janë të rralla në Australi, por ka pasur disa muajt e fundit.

McGowan tha se ai ishte në ujë me një grup njerëzish rreth 28 kilometra larg ishullit Haggerstone, kur u sulmua nga pas.

“Mendova se ishte një peshkaqen, por kur u ngrita, kuptova se ishte një krokodil. Unë munda t’i hapja nofullat e tij aq larg sa të më nxirrte kokën”, tha ai.

Krokodili u kthye për një tjetër lëvizje, tha ai, por ai mundi ta largonte, duke pësuar një gërvishtje në dorë.

Departamenti i Mjedisit i Queensland thotë se do të hetojë incidentin, por “krokodilat në oqeanin e hapur mund të jenë vështirë për t’u gjetur pasi shpesh udhëtojnë dhjetëra kilometra në ditë”.

Krokodilët janë të zakonshëm në veriun tropikal të Australisë, i cili ka parë një sërë sulmesh kohët e fundit.

Në shkurt, rojtarët qëlluan një krokodil 4.2 metra që sulmoi një burrë dhe hëngri qenin e tij në një platformë të largët varke në veri të Cairns.

Edhe në fillim të këtij muaji, eshtrat e peshkatarit 65-vjeçar Kevin Darmody u gjetën brenda një krokodili 4.1 metra në lumin Kennedy aty pranë – sulmi i 13-të fatal në Queensland që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1985.

Referuar programit të menaxhimit të Queensland, krokodilat problematikë hiqen nga zonat ku kërcënojnë sigurinë publike dhe, në raste të rralla, eutanizohen.

Që kur gjuetia e krokodilëve u ndalua në vitin 1974, popullsia e krokodilëve të shtetit është rikthyer nga një numër prej rreth pesë mijë në rreth 30 mijë sot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore