Lajme

Një 11-vjeçare mes të rinjve që po përballen me 32 kombe në rastin historik të klimës


Një 11-vjeçare nga Portugalia ishte brenda sallës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për t’u përballur me 86 avokatë nga 32 vende në aksionin më të madh ligjor në botë për klimën.

Mariana Agostinho ishte së bashku me vëllain dhe motrën e saj dhe kushërinjtë e saj, dy radhë prapa nga 17 gjyqtarë të të drejtave të njeriut.

Pak metra më tutje, ekipe avokatësh nga e gjithë Evropa qëndruan për të argumentuar pse vendet që ata përfaqësonin nuk duhet të bëjnë më shumë për të trajtuar ngrohjen globale.

Agostinho kishte qëndruar ndërsa gjyqtarët, të udhëhequr nga presidentja e gjykatës, Síofra O’Leary, u paraqitën për të zënë vendet e tyre.

Sipas O’Leary ka thënë se “çështja ka të bëjë me nenet 2, 3, 18 dhe 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me ndikimin e ndryshimeve klimatike që rezulton në valë të nxehtit dhe zjarre që ndikojnë në jetën e njerëzve dhe shëndetin e tyre”.

Jashtë gjykatës, në Strasburg, gjashtë të rinjtë nga Portugalia u mbështetën nga aktivistë nga e gjithë bota, duke mbajtur pankarta në të cilat shkruhej “Ju jeni heronj, qëndroni të fortë”.

Një grup i grave nga Zvicra kishte udhëtuar për të mbështetur të rinjtë. Ata gjithashtu kishin qenë para gjykatësve në fillim të këtij viti duke kërkuar që vendi i tyre të ndërmarrë më shumë veprime për të trajtuar ngrohjen globale.

Agostinho dhe pesë kolegët e saj pretendues thonë se vendet evropiane po shkelin të drejtat e tyre njerëzore duke dështuar të ndërmarrin veprime adekuate për të trajtuar ngrohjen globale.

Nga mosha 11 deri në 24 vjeç, ata u shtynë për të ngritur çështjen pas zjarreve në rajonin Leira të Portugalisë në vitin 2017, të cilat vranë 66 njerëz.

Pas një vere me më shumë zjarre në të gjithë Evropën, ata argumentojnë se politikat e 32 vendeve janë të papërshtatshme.

Po ashtu argumentojnë se dështimi i qeverive për të vepruar është në shkelje të të drejtave të tyre njerëzore: të drejtën e tyre për jetë, të drejtën e tyre për të qenë të lirë nga trajtimi çnjerëzor ose poshtërues, të drejtën e tyre për privatësi dhe jetën familjare dhe të drejtën e tyre për të qenë të lirë nga diskriminimi.

Ata po kërkojnë një vendim detyrues nga gjyqtarët për të detyruar vendet të përshkallëzojnë me shpejtësi reduktimet e tyre të emetimeve.

Kombet kishin rënë dakord për një përgjigje të përbashkët.

Mbretëria e Bashkuar foli së pari për të hedhur poshtë pretendimin dhe argumentoi në emër të të gjitha kombeve se duhet të përjashtohej nga gjykata e të drejtave të njeriut sepse ishte përtej juridiksionit të tyre.

Sakaq, vendet e përfshira janë 27 anëtarët e BE-së, si dhe Norvegjia, Rusia, Zvicra, Britania e Madhe dhe Turqia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore