Shqipëria

Nis seanca gjyqësore e rastit ‘Rraja’, për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit


Në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)  ka nisur procesi gjyqësor ndaj Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt, të cilën akuzohet për atentatin, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, të plagosur Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Gjithashtu mbi ta rëndojnë disa akuza të tjera, si armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.

Në Gjykatë ka dëshmuar edhe prokurori, i cili ka thënë se ai ka qenë shënjestra e atentatit.

Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Drejt makinës së prokurorit u qëllua me breshëri automatiku.

Pas kësaj makina doli nga rruga, dhe humbi jetën shoferi i prokurorit, 30-vjeçari Maloku, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Më herët, seanca gjyqësore ndaj Rrajës dhe Halilajt u shty për shkak të mungesës së një prej të pandehurve dhe prokurorit Ndoja, i cili është palë e dëmtuar në proces.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore