Shqipëria

Nis më 20 nëntor në sheshin Skënderbej “Java e Kuzhinës Italiane në Botë”


“Nis nesër, më 20 nëntor, në Shqipëri, Edicioni VI-të i Javës së Kuzhinës Italiane në Botë”.
 
Ky ka qenë njoftimi që ka bërë ambasada italiane në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, për sa i përket nisjes së udhëtimit për të nxjerrë në pah traditën ushqimore italiane.

Më tej nga ambasada ftohen të gjithë qytetarët në aktivitetin që do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 14:00, në sheshin Skënderbej, Tiranë.

“Falë nxënësve të Institutit Kulinar ‘Neranxi’, me ‘Autobusin e Shijes’ do të udhëtojmë nëpër traditën dhe perspektivat e kuzhinës Italiane me vetëdijen e të nxjerrit në pah të qëndrueshmërisë ushqimore”, e mbyll njoftimin Ambasada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore