Sport

Ngannou mposht Miocic dhe hap rrugën për Jones?!


Stipe Miocic [20 -4 – 0] mposhtet nga Francic Ngannou [16 – 3 – 0] me 00:52 sekonda brenda raundit të dytë, përmes një nokauti brutal në edicionin e 260 të UFC-s dhe natyrisht, ia dorëzon kurorën e kampionit të peshave të rënda.

Fitorja e kamerunasit, ka çelur një seri hipotezash për zhvillimin e disa super-ndeshjeve, të cilat janë lakmuar për një kohë të gjatë nga UFC dhe një prej tyre, pse të mos jetë rikthimi i Jon Jones kundër Ngannou-t; një prej legjendave të arteve marciale mikse, gjithashtu dhe një prej atletëve më të mirë të të gjithë kohërave që ka shkelur ndonjëherë në kanavacën e e kafazit oktagonal të UFC-së.

Nisi me një ngacmim nga Jones në Twitter: “Më trego paratë” – dhe pak kohë më vonë e plotësoi me – “Hajde luajmë”.

I pyetur për mundësinë e takimit të Jones me tashmë kampion të peshave të rënda, Ngannou, Presidenti i UFC-së, Dana White, në konferencën për shtyp të pas-eventit u përgjigj: “Sigurisht që e dëshiroj por, Jones-it i duhet të verë ca peshë më shumë”.

Intervista e pas-ndeshjes e Ngannou-t, nuk mund të mos përjashtonte nxitjen e një ndeshje të mundshme me Jon Jones:

“Për mendimin tim, Jon Jones është luftëtari më i madh për artet marciale mikse. Nëse ai vendos të shtoi disa kg më shumë dhe të më sfidojë për titullin, do të më shërbejë të mbush kurrikulumin. Është një sfidë që do e pranoj por, kësaj radhe, do të jetë ai sfidanti dhe unë kampioni. E pres kurdoherë midis korrikut dhe gushtit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore