Lajme

Ngacmohet seksualisht një nxënëse në shkollë


Ilustrim.

Është arrestuar një punëtor teknik i shkollës fillore në Istog të mërkurën e 26 prillit për shkak se dyshohet se ka ngacmuar një nxënëse seksualisht.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës se mesme të ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast, ngacmim seksual, ku dyshohet se momentalisht është shqetësuar seksualisht një nxënëse e kësaj shkolle nga një punëtor i stafit teknik të asaj shkolle”.

“Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin”, tha Gashi për AP.

Moment nga një Protestë e nxënësve në Prishtinë

Më 19 prill të 2022, nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Pejës por edhe të komunave të tjera në Kosovë, këtë të martë kishin protestuar.

“S’po Shkohet n’Shkollë”, ishte motoja që kishte nxjerr nxënësit në shkollë për shkak se kishin ndjerë një lloj pasigurie në institucionin arsimor.

Kjo protestë ishte mbajtur kundër ngacmimeve seksuale të profesorëve, bullizmit dhe mungesës së psikologëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore