Lajme

Nga teatri i sulmuar në Mariupol janë shpëtuar 130 persona


Lyudmyla Denisova, avokatja e të drejtave të njeriut në Ukrainë, ka thënë se 130 njerëz ishin shpëtuar deri më tani nga rrënojat e një teatri në qytetin e shkatërruar të Mariupol-it.

Ai u godit nga një sulm ajror rus të mërkurën e 16 marsit.

Denisova ka treguar se puna e shpëtimit po vazhdon në vend.

Kurse ish-kreu i rajonit të Donetsk-ut, Serhiy Taruta, besonte se 1 mijë e 300 njerëz ishin në ndërtesë kur u bombardua dhe 130 ishin shpëtuar deri më tani.

Taruta ka thënë se përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga prishja e plotë e shërbimeve sociale në qytet dhe frika e sulmeve të ardhshme ruse.

“Njerëzit bëjnë gjithçka vetë. Miqtë e mi shkuan për të ndihmuar, por për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nuk ishte e sigurt. Njerëzit po i pastrojnë vetë rrënojat”, ka thënë ai.

Dhe se “nuk ka asnjë operacion shpëtimi, sepse të gjitha shërbimet që duhet të shpëtojnë njerëzit nuk ekzistojnë më”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore