Stil

Nga tapeti i kuq te garderoba juaj: Një këmishë e bardhë është gjithçka që ju duhet


Ilustrim

Në listën e veshjeve që duhet të jenë gjithmonë në garderobën tuaj, prej vitesh është edhe një këmishë e bardhë e thjeshtë.

Kjo bluzë klasike e përjetshme ka arritur të shënojë këto ditë ceremoninë prestigjioze të çmimeve “Oscar”.

Zendaja, ylli i serialit “Euphoria”, shkëlqeu me një këmishë saten me prerje të lartë, shoqëruar me një fund argjendi të markës Valentino.

Njohësit e modës kujtojnë se kur bëhet fjalë për modën, Oscarët e vitit 1998 u kujtuan për pamjen e të famshmes Sharon Stone me një këmishë të bardhë me firmën e markës ‘high street’ Gap dhe një fund të gjatë sateni livando, krijuar nga stilistja Vera Wang.

Sigurisht, dhe larg tapetit të kuq, një këmishë e bardhë është një veshje unike, e cila sfidon kohën dhe tendencat e modës.

Pavarësisht se sa shumë ndryshon moda dhe sado ngjyra të jenë të pranishme, ajo gjithmonë do të  jetë në trend përsëri dhe përsëri.

Mjaft elegante, simpatike dhe e thjeshtë në të njëjtën kohë, një këmishë e bardhë është një veshje që nuk do t’ju zhgënjejë kurrë. Është një bluze klasike me të cilin mund të krijoni pamjen perfekte të biznesit, por edhe zgjidhja më e mirë për shëtitje të lehta nëpër qytet.

Një këmishë e bardhë, do t’ju ndihmojë gjithmonë kur keni nevojë të dukeni bukur.

Ju mund ta përshtatni stilin tuaj me llojin e këmishës së bardhë që dëshironi të vishni – nga ato të thjeshta, me bel, të shkurtra deri tek ato të mëdha, të cilat kanë qenë shumë të njohura që nga viti i kaluar.

Me mëngë të gjata ose të përveshura, me kopsa ose absolutisht të valëzuara me një bluzë të bardhë poshtë – të gjitha variantet janë të mirëseardhura.

Gjithashtu, një këmishë e bardhë është një zgjedhje e shkëlqyeshme për t’u veshur me ose xhinse, duke ju dhënë mundësinë të theksoni shijen tuaj specifike, por nuk do të dukeni më pak tërheqëse nëse një këmishë të bardhë e kombinoni me një version mini ose midi të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore