Shqipëria

Nga 10 maji, Shqipëria do ta importojë vajin e lulediellit nga RMV-ja


Ministrja shqiptare e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi me homologun e saj maqedonas, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se duke filluar nga 10 maji do të nisë importi i vajit të lulediellit nga Maqedonia e Veriut.

Më parë, ky produkt kryesisht importohej nga Ukraina.

“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë vendim të rëndësishëm, që do të çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë, një produkt që siç kemi bërë të ditur importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura”.

Vendimi vjen pas konfliktit në Ukrainë, i cili ka prishur zinxhirin e tregtisë, duke shkaktuar rritje të çmimeve apo mungesë të produkteve.

“Dua ta falënderoj ministrin për bisedat konstruktive dhe dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë t’i lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”, u shpreh ministrja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore