Lajme

New York: Një ish-oficer policie, fiton garën për kryebashkiak


Ish-oficeri i policisë, Eric Adams, do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i qytetit të New York-ut.

Rezultatet e së martës shpallën fitues Adams përballë kandidatit republikan Curtis Sliwa.

Që në premisat e para, Adams ishte në rrugën e duhur drejt fitores – me një avantazh 66 për qind kundrejt 29 për qind.

Qyteti më i madh i Shteteve të Bashkuara do të ketë për herë të dytë në krye një person me ngjyrë.

David Dinkins

I pari ishte David Dinkins, i cili shërbeu si kryebashkiak nga viti 1990 deri në vitin 1993.

Adams, 61 vjeç, është zotuar të shkurtojë joefikasitetin e qeverisë dhe vendosi sigurinë publike në qendër të fushatës së tij.

Ai ka premtuar të vendosë një ekuilibër midis luftimit të krimit dhe dhënies fund të padrejtësive racore në zbatimin e ligjit.

Eric Adams dhe Curtis Sliwa
Historiku i Adams

Adams lindi në Brownsville, Brooklyn, në vitin 1960.

Ai vendosi të bashkohej me departamentin e policisë së qytetit të New York-ut për të bërë një ndryshim.

Adams vinte nga një eksperiencë traumatike, pasi u rrah nga oficerët kur ishte 15 vjeç.

Ai iu bashkua policisë në vitin 1984 dhe u bë kapiten përpara se të largohej në vitin 2006 për të kandiduar – me sukses – për senatin e shtetit.

Në vitin 2013 Adams u zgjodh president i bashkisë së Brooklyn-it, një pozicion që përfshin kryesisht mbrojtjen e bashkisë.

Adams pasoi Andrew Yang, një kandidat presidencial të vitit 2020, në muajt e parë të zgjedhjeve paraprake demokratike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore