Lajme

“Nëse nënshkruani, duhet ta zbatoni”, kryediplomati suedez kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatimin e marrëveshjes së Ohrit


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström, kanë bërë të ditur se kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, liberalizimin e vizave dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Billstrom, i pyetur për deklaratat e presidentit të Serbisë i cili ka deklaruar se nuk do të lejojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare ka thënë se të dyja palët duhet të bëjnë zbatimin e të marrëveshjes.

“Unë mendoj se të dyja palët që kanë nënshkruar marrëveshjen duhet t’i zbatojnë ato. Kam qenë i qartë se nëse nënshkruani marrëveshjen duhet ta zbatoni. Serbia nuk duhet ta pengoj Kosovën në anëtarësime. Është mirë edhe siç duhet të shohim Kosovës që të krijohet Asociacionin dhe natyrisht duhet ti zbatojmë marrëveshjet”,

Teksa, ka potencuar se marrëveshja e arritur në Ohër do të dërgoj në zbutjen e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam lavdëruar po ashtu edhe marrëveshjen e arritur në Ohër dhe pasi të implementohet do të lehtësoje situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe duhet të dërgojë në një relaksion të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që të shfrytëzojmë këtë moment, që të gjejmë mënyra për një Evropë të sigurt”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström

Kurse ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u shpreh e lumtur për mërgatën e Kosovës që jeton dhe vepron në Suedi e që në njëfarë forme gjen mundësinë që të ndihmojë edhe Kosovën.

“Biseduam rreth zhvillimit të Kosovës, biseduam edhe për mërgatën e integruar në Suedi e cila kontribuon edhe në Kosovë në të gjitha fushat. Prandaj ne mendojmë që mërgata jonë në Suedi është ura më e mirë dhe të njëjtën kohë pa harruar asnjëherë që Suedia ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës si para luftës ashtu edhe pas përfundimit të luftës”, tha Gërvalla.

Teksa, theksoi se kanë biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Po ashtu biseduam edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpresojmë që të kemi lëvizje edhe në këtë drejtim, ne kërkojmë vetëm anëtarësim meritor, jo një anëtarësim që mund të shkel rregullat”.

“Gjithashtu diskutuam edhe për kërkesën që Kosova ka dorëzuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe falënderojmë shtetin e Suedisë për mënyrë se si ka trajtuar kërkesën tonë”.

Përmes një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të mërkurën e 19 prillit, në po këtë konferencë, ka thënë se Serbia do të përmbushë pjesën e saj të obligimeve nga dialogu vetëm pasi Kosova të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiç tha se kreut të diplomacisë suedeze i ka ripërsëritur qëndrimet e Serbisë dhe atë që është e gatshme të përmbushë, si dhe se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore