Sport

Nëse jo Sterling, atëherë Ziyech ose Werner


Barcelona ka gjetur “zëvendësuesit” e mundshëm nëse nuk arrin të sigurojë shërbimet e Raheem Sterling.

Bëhet fjalë për futbollistët e Chelsea-s, Timo Werner dhe Hakim Ziyech.

Dyshja janë alternativë e skuadrës së Xavi-t nëse ata nuk arrijnë që të bindin Manchester City-n për Sterling-un.

Se a mund të nënshkruajë Barca me dikë në janar, do të varet mga fakti se sa pozita mund t’i lirojnë deri në janar, prandaj ata po kërkojnë një futbollistë që mund të vij si huazim fillimisht.

Sipas ESPN, Barcelona është duke iu bërë skaut futbollistëve të cilët nuk po luajnë rregullisht te klubet e tyre.

Një ndër emrat më të përmendur është Raheem Sterling, por anglezi ka filluar ngadalë të kthehet në 11-shen e Guardiola-s.

Dhe, mesa duket, tani City ka ndërruar mendje dhe dëshiron t’ia rinovojë kontratën anglezit duke e mbajtur për shumë kohë në klub.

Kështu që, Barcelona është duke konsideruar edhe alternativa të tjera.

Ziyech dhe Werner nga Chelsea, janë emrat që Barcelona po i përcjellë nga afër.

Blaugranët e shohin njërin nga dyshja e Chelsea-s si opsion shumë të mirë për klubin. Madje, katalunasit thuhet se e kanë pyetur Chelsea-n për dy futbollistët.

Klubi londinez nuk ka kthyer përgjigje, por Barcelona do të bëj të pamundurën që të sigurojë shërbimet e njërit prej futbollistëve në huazim gjatë muajit janar.

Sterling, Ziyech apo Werner, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore