Lajme

Negociatat për Qeverinë e re në Mal të Zi, Gjeloshaj: Do të insistoj për mbylljen e kazinove


Kryetari i Forumit Shqiptar – partia shqiptare në Mal të Zi – njëherit kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka thënë se gjatë negociatave për formimin e Qeverisë së re temë e rëndësishme për bisedime për Forumin Shqiptar do të jetë mbyllja e plotë e bastoreve dhe kazinove.

“Ashtu siç e kam premtua gjatë fushatës parazgjedhore, përveç çështjeve të decentralizimit dhe shpërblimit për të gjithë personat e moshuara, do të insistoj tek mbyllja e bastoreve dhe kazinove, ndërsa funksionet dhe ndarja e ministrive nuk do të jenë në fokusin primar të Forumit Shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjeloshaj ka theksuar se realizimi i programit dhe Qeveria e pastër nga kuadrot që kanë keqpërdor pozitën publike në detyrat e mëparshëm janë prioritete, duke shtuar se “pastaj mund të bisedojmë nga e cila pozitë e përgjegjësisë në Qeveri mund të jepet kontribut”.

“Nuk do të vrapoj pas asnjë funksionit, në çdo aspekt dhe kuptim jam njeri i plotësuar, dhe misioni im në politikë është vetëm zhvillimi përmes realizimit të programit’, ka potencuar Gjeloshaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore