Gjykata Speciale

Në Speciale edhe dëshmitari i 66-të dëshmon në seancë të mbyllur


Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSk), do të nis dëshminë dëshmitari i 66-të, por që dëshmia e tij do të jetë pjesërisht e mbyllur.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i DhSK-së, Christopher Bennett, për Albanian Post.

“Dëshmitari i radhës do të fillojë të dëshmojë rreth orës 16:30 përmes transmetimit. Dëshmia do të jetë kryesisht e mbyllur”, ka thënë Bennett për AP.

Të enjten në Speciale, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 65-të, i cili po ashtu kishte dëshmuar në seancë të mbyllur.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dorëzuar një parashtrim përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk do të mbështetet në dëshminë e 10 dëshmitarëve.

Në Speciale, të martën kanë nisur dëshminë dy dëshmitarë, njëri që ka qenë Oficer i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch, teksa të mëkurën ka dëshmuar dëshmitari i 54-të, Johan Fritsch.

Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 62 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura, ndërsa të martën pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 63-të.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore