Shqipëria

Në Shqipëri ka vetëm një vatër aktive zjarri, sipas Mbrojtjes


Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në territorin e Shqipërisë, e cila paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të Forcave të Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave, njofton MM-ja.

Sipas tyre, ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk-Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë.

Autoritetet vërejnë se po punohet në terren për shuarjen e tij.

Sa i takon situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, ka një përmirësim por gjendja po mbahet nën monitorim, ravijëzoi MM-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore