Lajme

Në Prishtinë shpërthen bombola që përdorej për ngrohje


Ilustrim

Një grua ka pësuar lëndime trupore pas shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e babait të saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Në ora 14:45, ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer një bombolë gazi, e cila përdorej për ngrohje”.

“Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare”.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Ilustrim

Në raportin e përditësuar të institucioneve të rendit bëhet e ditur se në Deçan, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre.

Sulmi, thuhet në raport të policisë, ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-motrën e tyre. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ilustrim

Shtatë burra janë rrahur mes vete në Obiliq.

Sipas raportit të policisë, njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

“Pas një mosmarrëveshje janë përfshire në një rrahje shtatë meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin, njëri nga të përfshirët në rrahje ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar”.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore