Shqipëria

Në pranga 37-vjeçari në Gjirokastër, shpërndante heroinë dhe kanabis


Në Gjirokastër është finalizuar operacioni “Katrori”, ku ka rënë në pranga 37-vjeçari Arbër Maliqi pasi shpërndante heroinë dhe kanabis në doza.

Në kuadër operacionit po ashtu janë sekuestruar 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Shtetasi u arrestua në flagrancë, ai është banues në Gjirokastër dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore