Lajme

Në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani – hackerohet “Jerusalem Post”


Hakerët kanë shënjestruar faqen e internetit të “Jerusalem Post” të hënën e 3 janarit.

Në këtë ditë shënohet edhe përvjetori i vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani.

Ballina e së përditshmes izraelite shfaqte një imazh kërcënues.

Kjo, lidhur me programin e padeklaruar të armëve bërthamore të Izraelit.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përsipër përgjegjësinë për sulmin virtual.

Imazhi përmbante një raketë që zbret nga një grusht.

Në dorë kishte një unazë që i referohej Soleimani-t.

Objekti i sulmit të simuluar është shtëpia e “aluduar” e laboratorëve nëntokësorë izraelitë.

Përmes një postimi në Twitter, Jerusalem Post pranoi se ishte objektiv i hakerëve.

“Ne jemi të vetëdijshëm për hakimin e dukshëm të faqes sonë të internetit, krahas një kërcënimi të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit”, shkruante gazeta izraelite.

E përditshmja rimori më pas kontrollin e faqes së saj të internetit.

Vrasja e Soleimani-t

Viti 2020 nisi me lajmin e vrasjes së një gjenerali të lartë iranin, Qasem Soleimani-t.

Kjo ngjarje shënoi një pikë kulminante të konfliktit SHBA-Iran.

Trump nuk ngurroi ta quante një fitore të madhe vrasjen e tij, pasi ishte një ndër “antiamerikanët më të egër”.

Nga Shtëpia e Bardhë u bë me dije se planet e Soleimani-t ishin “të hidhte në erë Ambasadën e SHBA-ve në Bagdad”.

Sanksionet e reja ndaj Iranit             

Pas dy muaj replikash në distancë, SHBA-të vendosën sanksione të reja ndaj Iranit.

Kryesisht, synimi ishte të ndalnin rritjen ekonomike të Iranit. Industria e naftës dhe ajo kimike u goditën më rëndë. U kërkua gjithashtu një izolim diplomatik i Iranit.

Një seri sanksionesh të tjera kishin në shënjestër Ministrin e Brendshëm dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit. Arsyetimi ishte se kishin dhunuar të drejtat e njeriut në mënyrë të rëndë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore