Tokyo 2020

Në kategorinë 87 kilogramë të mundjes, të artën e fiton Zhan Belenuik


Mundja po zhvillon një ndër ditët me më së shumti evente të sportit në këtë olimpiadë.

Pas kampionit të kategorisë deri 67 kilogramë, kemi mësuar edhe kampionin e kategorisë deri në 87 kg.

Ai është ukrainasi Zhan Belenuik, i cili në finale fitoi përballë Viktor Lorincz të Hungarisë.

Belenuik fitoi me rezultat 5-1.

Dyshja ishte ndeshur edhe në finalen e botërorit të vitit 2016.

Belenuik arrin të shpaguajë veten për finalen që e kishte humbur në Rio 2016.

Denis Maksymilian Kudla i Gjermanisë dhe Zurabi Datunashvili i Serbisë kanë fituar medaljen e bronztë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore