Jetesë & Stil

Në dy orë transmetim, intervista Oprah Winfrey me çiftin mbretëror u shikua nga 17.1 milionë njerëz


Intervista e shumë pritur nga publiku e Oprah Winfrey me çiftin mbretëror, Princ Harry dhe Meghan, arriti një mesatare prej 17.1 milionë shikues në transmetimin dy orësh nga ora 20:00 deri në orën 22:00 në natën e së shtunës, ne kanalin amerikan televiziv (CBS).

CBS për këtë intervistë me çiftin mbretëror pagoi afërsisht 8 milion dollarë për të drejtat e programit dhe shiti reklama 30 sekondëshe me një kosto prej 325,000 dollarësh amerikanë.

Kjo është intervista e dytë me e shikuar që Oprah Winfrey ka realizuar gjatë karrierës së saj, rekordin e shikimeve e mban intervista me pop yllin, Michael Jackson, e cila u transmetua më 10 shkurt të vitit 1993, me një audiencë prej 62 milionë shikuesish.

Ajo që më së shumti “tronditi” ata që e përcjellën intervistën si dhe pallatin mbretëror, ishin akuzat për racizëm që, Meghan e cila është biraciale dhe Harry gjithashtu, zbuluan se një anëtar i familjes mbretërore pyeti se sa e errët do të duket lëkura e djalit të tyre.

Gjithashtu, Dukesha shtatzënë, në mënyrë ekskluzive ndau lajmin se trajtimi të cilin e mori në pallatin mbretëror e çoi atë në mendime vetëvrasëse.

Sipas televizionit BBC pallati mbretëror do të mbajë mbledhje urgjente lidhur me pretendimet e çiftit për racizëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore