Sport

Në ditën e pavarësisë së Kosovës, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slam


Xhudistja Laura Fazliu, në ditën e pavarësisë së Kosovës, i ka bërë një dhuratë shtetit të saj duke fituar medaljen e bronztë, në Grand Slamin që po mbahet në Izrael.

Për të fituar medaljen e bronztë, Fazliu mposhti izraeliten, Gili Sharirin, me Ippon, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Pak më herët, xhudistja kosovare, në repesazh mposhti në vazhdime me Wazaari kampionen olimpike nga Franca, Clarisse Agbegnenoun.

Laura fitoi katër luftëra në kategorinë deri në 63 kilogramë, e cila arkëtoi 500 pikë olimpike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore