Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanё ndёshkuar 1270 qytetarë dhe pesё subjekte, pasi nuk zbatonin masat anti-Covid 19 tё vendosura nga qeveria.
1257 qytetarё janё ndёshkuar me masёn administrative 3 mijё lekё pasi janё konstatuar duke lёvizur pa maskёn mbrojtёse. Pesё subjektet tё cilat ushtronin aktivitetin nё kundёrshtim me protokollet e qeverisё, kanё marrё njё gjobё prej 1 milionё lekё secili.
15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit dhe pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3 mijё lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Tetё qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, janë ndëshkuar me masën administrative 10 mijё lekë secili.
Policia e Shtetit, njoftoi se do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anti-Covid 19 në të gjithë vendin. Policia apeloi për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit