Lajme

Ndrangheta: Pasuritë dhe kompanitë e sekuestruara në Parma kapin vlerën e 13 milionë eurove


Ndrangheta është duke bërë gjithmonë e më shumë biznes në veriun e Italisë me qëlllim që të pushtojë zona të reja në ekonomi. Prej kohësh ajo është veshur me një “kostum të ri dhe të prezantueshëm”. Në hije Ndrangheta ka preferuar të nënshkruajë më tepër kontrata me stilolaps se sa të luftojë me armë.

Edhe në Parma, me anë të metodave të heshtura Ndrangheta kishte hyrë në strukturat sipërmarrëse, duke menduar se nuk do të tërhiqte vëmendje. Skuadra e Antikrimit dhe Guardia di Finanza konfiskuan pasuritë me urdhrin e Seksionit të Masave të Parandalimit të Gjykatës së Bolonjës, me propozimin e përbashkët të Prokurorit të Drejtorisë së Qarkut Antimafia në Bologna, Giuseppe Amato-s dhe shefit të policisë së Parma-s Massimo Macera-s.

Sekuestrimet

Kompanitë e shumta, pasuritë e patundshme, sende me vlerë dhe disa llogari rrjedhëse, të cilat arrinin në shumën e 13 milionë eurove të sipërmarrësit, Franco Gigliotti.  Sipërmarrësi kishte shprehur interes në fushën e impianteve industriale. Gigliotti  ishte partner i ndërmarrjeve të shumta me një vëllim të madh biznesi.  Pjesa më e madhe e bizneseve ndodheshin në Emilia Romagna.

Për hetuesit, Gigliotti, tanimë i dënuar dhe në gjyqe të tjerë, është shndërruar në “ pikën e referimit të “Ndranghetistica cirotana”, aq sa mori pozicionin e financuesit të shoqatës mafioze, duke u vënë në dispozicion të organizatës kriminale, për ndjekjen e interesave të shoqatës, burimet e saj ekonomike dhe aktivitetet sipërmarrëse “.

Midis akuzave të bëra rëndon dhe akuza se Ndrangheta ka punësuar “brenda ndërmarrjeve të tyre disa njerëz të zgjedhur nga” drejtoria “e klanit  për të” mbrojtur “biznesin nga presionet subversive të klaneve të tjera”.

Rreth njëzet prona në Parma u sekuestruan, disa prona në Riccione dhe në ishullin e Elbës, toka të shumta dhe prona në Crotone. U sekuestruan po ashtu disa kompani dhe aksione në kompani të ndryshme, në Parma dhe në Kalabri, llogari rrjedhëse bankare, makina dhe motoçikleta. Vlera totale e këtyre pasurive i tejkalon 13 milion euro.

Infiltrimet në Emilia Romagna

Tanimë nuk ka asnjë dyshim se Ndrangheta  ka shënjestruar edhe Emilia Romagna-n. Në Bologna, 17 dhjetorin e kaluar u dhanë 91 dënime dhe gati 700 vite  u vendosën në Apel si pjesë e gjyqit “Aemilia”. Gjyqi  diktoi praninë e një klani të fuqishëm dhe autonom në rajon me një “epiqendër” në Reggio Emilia, por me përhapje në Lombardi dhe Veneto.

Për gjyqtarët ekzistonte  një marrëdhënie me klanon Grande Aracri-t në  Cutro, në provincën e Crotones, por nuk kishte një projeksion  të pastër dhe të thjeshtë. Ndër të tjera, disa udhëheqës të organizatës ishin gjykuar me gjykimi të  shkurtuar dhe ishin dhënë dënime të formës së prerë.

Gjatë hetimeve dhe gjyqit  rezultoi që mafia kishte arritur të infiltronte veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe transportit, por edhe në politikën lokale dhe zbatimin e ligjit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore