Lajme

Ndikimi i Beogradit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, shtynë komunitetin malazez të bojkotoj zgjedhjet lokale


Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan M. Vujiçiç

Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ndikimi i drejtpërdrejtë i Beogradit në komunat me shumicë serbe, ku edhe jetojnë shumica e komunitetit malazez, ka shty këta të fundit të ndërmarrin vendimin ekstrem, atë të bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan M. Vujiçiç ka deklaruar se Beogradi nëpërmjet ndikimit po paracakton votat gjë që po mbytë demokracinë, duke frikësuar dhe shtrënguar votuesit.

“Ky vendim erdhi nga fakti se në komunat me shumicë serbe, ku jetojnë numri më i madh i familjeve malazeze, ekziston njëzëshmëri dhe paligjshmëri e imponuar nga Beogradi zyrtar”.

Logo zyrtare e zgjedhjeve lokale 2021

Vujiçiç thotë se pas diskutimeve, kanë konstatuar bashkërisht se në një gjendje të tillë tensioni, e presioni të ushtruar dhe ndikuar fortë nga Beogradi, nuk ka kushte për ushtrim të votës demokratike.

“Në një atmosferë të tillë dhune, frike dhe rezultatesh të paracaktuara, nuk ka as një minimum kushtesh për ruajtjen e konkurrencës demokratike dhe të ndershme”, shkruan më tej në komunikatë.

Kryetari i Shoqata e Malazezëve të Kosovës gjithashtu është shprehur i vendosur që të mos e njeh kurrë legjitimitetin e zgjedhjeve që pritet të mbahen më 17 tetor.

“Shoqata e Malazezëve të Kosovës nuk do t’i japë kurrë legjitimitet zgjedhjeve të tilla, por ne do të bëjmë gjithçka për të rikthyer dinjitetin dhe lirinë e popullsisë ortodokse në këtë zonë përmes institucioneve të Kosovës”, shkruan Vujiçiç.

Se ka ndikim të drejtpërdrejtë të Beogradit në komunitetin serb në Kosovë, nuk mund ta mohoj askush. Ky ndikim shihet më së miri tek Lista Serbe.

Të shtunën Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se serbët që jetojnë në Kosovë, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit duhet të jenë të bashkuar(rreth Listës Serbe).

“Të luftojnë për veten e tyre, për të drejtat e tyre dhe për shtetin e tyre. Të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh dhe të përfaqësohen në institucione kudo që është e nevojshme, të mund të reagojnë brenda institucioneve në forma të ndryshme, por gjithmonë në mënyrë efektive dhe në të mirë të njerëzve të tyre”, ka thënë Vuçiç.

Përfaqësuesit e Listes serbe dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore