Shqipëria

Ndihmonin shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen dy persona


Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione të dhënies së ndihmës së shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit duke arrestuar dy persona.

Gjatë operacionit policor të koduar “District 3” u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 62 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

62-vjeçari ndihmoi pesë emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit policor të koduar “District 4” u arrestua në flagrancë A. E., 32 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese.

32-vjeçari ndihmoi shtatë emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Sipas hetimeve të policisë, në ambientet e hotelit ku kishte strehuar emigrantët e paligjshëm, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Sakaq, janë duke u proceduar penalisht edhe 12 emigrantët e paligjshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore