Sport

Ndicka arrin në Romë


Mbrojtësi i shumëpërfolur gjatë vitit të fundit, Evan Ndicka, tashmë ka arritur në Romë për t’i kryer testet mjekësore me skuadrën e Jose Mourinho-s.

Mrbojtësi shtatlartë nuk e vazhdoi kontratën me Eintracht Frankfurtin, andaj do t’i bashkohet Romës si futbollist i lirë, ku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Milani ishte gjithashtu i interesuar për mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, i disponueshëm si lojtar i lirë, por “Giallorossi” kanë qenë gjithmonë përpara në garë.

N’Dicka mbërriti në aeroportin Fiumicino të Romës të martën pasdite.

Ai është nënshkrimi i dytë veror i Romës pas Houssem Aouar, i cili gjithashtu iu bashkua skuadrës së Serie A në një transferim të lirë, nga Lyon.

Ndicka është një mbrojtës me karakteristika të mira, i cili pati paraqitje të shkëlqyeshme në vitet e fundit me klubin gjerman.

Vlera në treg e tij, sipas “Transfermarkt” është 32 milionë euro – pra një mbrojtës cilësor i transferuar me parametra zero nga skuadra kryeqytetase.

Kujtojmë që 23-vjeçari i ka përfaqësuar skuadrat e reja të Francës, ndërsa tani ka vendosur ta përfaqësojë kombëtaren e Bregut të Fildishtë, edhe pse ende nuk ka ndonjë paraqitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore