Jetesë & Stil

Ndërron jetë nëna e Flori Mumajesit


Ka ndërruar jetë nëna e këngëtarit dhe kantautorit, Flori Mumajesi.

Vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e problemeve me zemër që nëna e këngëtarit po përballej tash e sa kohë.

Lajmin e ka bërë të ditur Top Albania Radio, duke cituar burime të afërta të familjes.

Kujtojmë se vite më parë, Mumajesi në bashkëpunim me grupin The Dreams, publikuan këngën “Dedikuar nënës” e cila për tematikë kishte sakrificat e nënave në përgjithësi, e sidomos atyre shqiptare.

Ndryshe, Flori Mumajesi dihet se ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me nënën e tij, dashuri të cilën e ka shprehur jo rrallë herë në rrjetet e tij sociale.

Një dedikim të tillë e kishte bërë kohë më parë në llogarinë e tij të Instagram-it.

“Të dua çdo ditë mamushe prej kur kam kuptuar se si me ke dhëne shpirt nga shpirti jot, frymë nga fryma jote, gjak nga gjaku yt dhe vazhdon ta bësh çdo ditë që kur unë isha në barkun tënd… Të dua çdo ditë mamushe…” ka shkruar Flori në urimin për ditën e gruas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore