Lajme

Ndërron jetë ish-zyrtari i lartë sovjetik Ruslan Khasbulatov


Ish-zyrtari i lartë sovjetik Ruslan Khasbulatov, një aleat i ngushtë i Boris Yeltsin-it përpara se të kthehej kundër tij në vitin 1993, mësohet se ka ndërruar jetë.

Khasbulatov ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij jashtë Moskës në moshën 80-vjeçare, sipas raportimit të televizionit shtetëror rus.

Aktivisti i shquar i të drejtave Alexander Cherkasov ka shkruar në Facebook se Khasbulatov ka vdekur të martën e 3 janarit, por nuk ka dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Ai ka qenë ish-kryetar i Parlamentit të Rusisë me origjinë çeçene, i cili luajti një rol qendror në ngjarjet që çuan në krizën kushtetuese të vitit 1993 në Federatën Ruse.

Ruslan Khasbulatov lindi në vitin 1942 në Grozny.

Në vitin 1965, Khasbulatov u diplomua në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe në vitin 1980 mbrojti disertacionin e tij për gradën Doktor i Ekonomisë.

Në Mars 1990, u zgjodh deputet i Popullit i Republikës Socialiste Federative Sovjetike Ruse.

Më 5 qershor 1990, ai u emërua Nënkryetar i Parë i Këshillit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe më 10 qershor të po atij viti kryetar i saj.

Më 19 tetor 1991, Khasbulatov mori postin e Kryetarit të Këshillit Suprem të Federatës Ruse. Ai ishte autori i apelit “Për qytetarët e Rusisë”, duke dënuar veprimet e Komitetit Shtetëror të Emergjencave gjatë grushtit të shtetit të gushtit 1991.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore