Lajme

Ndërrohen foshnjat në Klinikën e Gjinekologjisë, infermierja njofton gabimisht prindërit


Klinika e Gjinekologjisë.

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një infermiere ka ngatërruar familjet të cilat po prisnin foshnjen të mërkurën në mbrëmje.

Kështu duke e njoftuar familjen e gabuar se fëmija është shëndosh e mirë, edhe pse s’i kishte mbijetuar lindjes.

Këtë e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të enjten.

“Në lidhje me raportimet në medie se “janë ndërruar foshnjat” në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve, por për dhënie të pautorizuar të informatave nga infermierja  dhe ngatërrim të informatës”.

“Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja  që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnja  e saj nuk do të mbijetonte”, thuhet nga SHSKUK-ja.

Nga ky institucion shëndetësor sqarohet se ky gabim ka ndodhur për shkak të kohës së njejtë të lindjes.

“Deri të ngatërrimi i informatës ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit”.

Ndërkaq është thënë se menaxhmeti  i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe se rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore