Familja

Ndarje e ftohje raportesh – çfarë po ndodh me çiftet e estradës?


Viti 2023 mund të mos jetë më i miri për disa prej yjeve të estradës – jo në profilin e tyre profesional, por në jetën intime.

Kësisoj, tash e disa kohë flitet për ndarje në mes të këngëtares Dafina Zeqiri dhe DJ Geek – dhe po, kjo është e vërtetë.

Dyshja, që ishin bashkë për afro 4 vjet, e romancën e tyre e ekspozuan aq shumë në mediat sociale, tanimë duket t’i kenë ndarë rrugët – këtë e kanë konfirmuar burime pranë emisionit, Prive, transmeton AlbanianPost.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.

Gjithçka çka mund t’i lidhë bashkë artistët, janë kujtimet që kanë ndërtuar përgjatë historisë së tyre të dashurisë dhe rrafshi profesional, i cili po ashtu pritet të marrë fund menjëherë pas përfundimit të sezonit veror.

Kujtojmë se Dafina dhe DJ Geek numërojnë disa bashkëpunime muzikore, që rezultuan të suksesshme dukë grumbulluar miliona klikime në platformën YouTube, teksa lista përfshinë video projektet si: “Tduh-duh”, “Alo” e “Loving me”.

Edhe ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi i ka dhënë fund martesës së saj me Atilla Kartesh, pas afro 10 vitesh bashkë.

Drenusha Latifi dhe Atilla Kartesh.

Modelja, e cila prej vitesh është zhvendosur nga Kosova në Suedi, ka preferuar të qëndrojë larg syrit të publikit, teksa edhe pas ndarjes, e njëjta do të vazhdojë të jetojë në shtetin suedez me të dy fëmijët.

Në anën tjetër, këngëtarja Adelina Tahiri, duket të mos jetë në periudhën më të mirë të jetës, në kur në pyetje vihet martesa e saj më avokatin maqedonas, Serijoza Markov.

Sipas emisionit Prive, çifti nuk janë ndarë, veç se dyshja po vazhdojnë të përjetojnë një krizë të shoqëruar me ftohje raporti.

Serjoza Markov dhe Adelina Tahiri.

Ata kanë vendosur të reflektojnë në heshtje mbi marrëdhënien e tyre, teksa këngëtarja thuhet se është e përkushtuar maksimalisht mbi kujdesin për djalin e saj.

Ftohja e raportit në mes të çiftit me 23 vjet diferencë në moshë thuhet të jetë edhe arsyeja se pse Markov nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Tahirit, pushimeve si dhe daljeve të tjera publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore