Shqipëria

Ndalohen në flagrancë 36 drejtues mjeti për korrupsion aktiv


Janë ndaluar në flagrancë 36 drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Kështu ka bërë me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Të kapur në shkelje, këta shtetas bëhet me dije se kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm – sipas Ballës – po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë

“Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën”, ka theksuar ministri.

Po ashtu ka theksuar se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore