Film

Ndahet nga jeta ylli i Hollywood-it, Sidney Poitier


I pari njeri me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë, Sidney Poitier, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se vdekja e yllit të Hollywood-it është konfirmuar nga zyra e Fred Mitchell, ministrit të Punëve të Jashtme të Bahamas-it.

Poitier cilësohet si një aktor gjurmëlënës dhe humanitar i respektuar.

I lindur në Miami, ai u rrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bahamas dhe u bë një yll i skenës dhe ekranit.

Paraqitja e tij në dokumentarin “The Defiant Ones” në vitin 1958 i dha atij nominimin e tij të parë Oscar.

Kurse çmimin Oscar për aktorin më të mirë, ai e fitoi në vitin 1963 me filmin “Lilies of the Field”.

“BBC” dallon se ai ishte i rregullt në ekranin e madh në një kohë të segregacionit racor në SHBA, duke u shfaqur në “Patch of Blue” në vitin 1965 dhe një vit më pas në “Heat of the Night”.

Këto, ndjekur nga “Guess Who’s Coming to Dinner”, duke luajtur një njeri me ngjyrë të fejuar me një të bardhë.

Ndërsa në “Heat of the Night” ai portretizoi Virgil Tibbs, një oficer policie me ngjyrë që përballet me racizmin gjatë një hetimi për vrasje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore