Përballje

NBA rikthehet me 18 tetor me ndeshjen mes Warriors dhe Lakers


Sezoni i ri i NBA-së ka filluar të marrë formë, me natën e hapjes që do jetë e mbushur me yje.

Kampioni në fuqi Golden State Warriors do të presë Los Angeles Lakers në Oracle Arena në San Francisko më 18 tetor.

Sa i përket pjesës tjetër të orarit, NBA gradualisht do të zbulojë datat kryesore.

Ajo që dimë është se Stephen Curry dhe pjesa tjetër e Warriors do të marrin unazat e tyre të kampionatit kundër LeBron James në natën e hapjes.

Herën e fundit që dy skuadrat u takuan, LeBron shënoi 50 pikë në një fitore të Lakers.

Ishte një ndeshje e mirë në një periudhë fatkeqësisht për Lakers, pasi përfunduan duke humbur play-off-in.

Lakers, gjithashtu e dinë se do të përballen kundër Luka Doncic dhe Dallas Mavericks në Krishtlindje.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar, Lakers nuk arritën të futen as në play-in, ndërsa GSW ishin kampionët e NBA, ku mposhtën Boston Celtics me rezultat 4:2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore