Përballje

NBA: Murray dhe Embiid me 50 pikë


Ndeshjet e së premtës ishin befasi me disa performanca fantastike të lojtarëve.

Pas disa performancave shumë të mira në sezonin e kaluar, Jamal Murray kishte rënë nga forma dhe nuk ishte i njëjti i sezonit së kaluar.

Por, të mërkurën Murray u kthye në formën e tij më të mirë dhe arriti një rekord të ri, ku bëhet lojtari i vetëm i cili ka shënuar 50 pikë me efakisitet të lartë prej 80%.

Ndeshja mes Denver Nuggets dhe Cleveland Cavaliers përfundoi me rezultat 120-103.

Nuggets dominuan Cavaliers që nga fillimi i ndeshjes, atyre i ndihmuan performancat fantastike të Jamal Murray dhe Nikola Jokic.

Jamal Murray shënoi 50 pikë me 6 kërcime, ndërsa Jokic arriti dyshifror të trefisht me 16 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime.

Lojtarët e Cavaliers kishin performanca të mira ku Colin Sexton arriti të shnëoi 23 pikë, dhe Jarret Allen i cili kishte 20 pikë e 10 kërcime.

Në anën tjetër, Jamal Murray nuk ishte i vetmi që kishte shënuar 50 pikë në natën e së premtës.

Në ndeshjen mes Chicago Bulls dhe Philadelphia 76-ers, Joel Embiid shënoi 50 pikë dhe i siguroi fitoren ekipit të Philadelphias 112-105.

Te 76-ers më të mirët ishin Embiid me 50 pikë e 17 kërcime, dhe Tobias Harris me 22 pikë, 12 kërcime e 7 asistime.

Ndërsa në ekipin e Bulls, Zach Lavine nuk kishte pasur shumë ndihmë ku ai arriti të shënoi 30 pikë me 5 kërcime e 5 asistime.

Los Angeles Clippers arritën të e ndalin ekipin me rekordin më të mirë në ligë, Utah Jazz. Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 116-112.

Pas 9 ndeshjeve të fituara rradhazi, Kawhi Leonard dhe Paul George arritën t’i ndalin dhe t’i japin Jazz humbjen e tyre të gjashtë.

Më të mirët në ekipin e Clippers ishin Kawhi Leonard me 29 pikë, Marcus Morris me 17 pikë e 7 kërcime dhe Lou Williams me 19 pikë.

Ndërsa te Jazz më të mirët ishin Donovan Mitchell me 35 pikë e 5 asistime dhe Bojan Bogdanovic me 23 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore