Përballje

NBA/ Bucks marrin fitoren e radhës, mposhtet përsëri Clippers


Kampioni në fuqi i NBA, Milwaukee Bucks, ka marrë fitoren e tetë radhazi, teksa mposhti pas një ndeshje spektakolare, Charlotte Hornets, me rezultat të ngushtë 127:125.

Mysafirët patën epërsi të mirë deri në 18 pikë në tre çerekët e parë, por në fund, Bucks u treguan më vendimtar për ta fituar ndeshjen me vetëm dy pikë epërsi.

Giannis Antetokounmpo me 40 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime ishte më meritori për fitoren e vendasve.

Derisa, për mysafirët shfaqi lojë të mirë LaMelo Ball, duke shënuar 36 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.

Ndërkohë, vjen humbja e katërt brenda pesë ndeshjeve për Los Angeles Clippers, të cilët u mposhtën në shtëpi nga Sacramento Kings, me rezultat 115:124.

Lojë të mirë te mysafirët shfaqën De’Aaron Fox me 24 pikë e Terence Davis me 23 sosh, për të marrë fitoren e Sacramento-s, të cilët vinin në këtë ndeshje pas dy humbjeve.

Fitore shumë të rëndësishme dhe të ngushtë, mori Boston Celtics, të cilët mposhtën Philadelphia 76ers, me rezultat të ngushtë 88:87.

Rezultatet tjera të ndeshjeve në NBA:

Indiana Pacers – Atlanta Hawks 111:114

Orlando Magic – Denver Nuggets 108:103

Washington Wizards – Minneaotta Timberwolves 115:107

Miami Heat – Cleveland Cavaliers 85:111

New Orleans Pelicans – Dallas Mavericks 107:139

Oklahoma City Thunder – Houston Rockets 110:114

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore