Lajme

Navalnaya: Putini nuk është politikan, por gangster


“Putini nuk është një politikan, por një gangster”.

Kështu ka shkruar e veja e Alexei Navalnyt, Yulia Navalnaya, në një rubrikë në Washington Post duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Ajo i bëri thirrje Perëndimit që të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve në Rusi.

Washington Post botoi një artikull të gjatë nga Navalnaya në të cilin ajo diskuton për paligjshmërinë e pushtetit të Putinit, i cili kërkon rizgjedhjen për një mandat të pestë presidencial.

Navalnaya e quan atë vrasës, gangster dhe udhëheqës të një grupi mafioz.

Po ashtu u bën thirrje rusëve të marrin pjesë në  aksionin protestues në zgjedhje dhe vendeve perëndimore për të vendosur sanksione kundër rrethit të Putinit dhe për të mos njohur vetë Putinin si kreun legjitim të shtetit.

“Shumë njerëz në Perëndim ende e konsiderojnë atë një lider politik legjitim, diskutojnë ideologjinë e tij dhe kërkojnë logjikë politike në veprimet e tij. Ky është një gabim i madh që gjeneron gabime të reja dhe e ndihmon Putinin të mashtrojë kundërshtarët e tij vazhdimisht”, ka shkruar ajo.

“Vladimir Putin nuk është një politikan, por një gangster. Alexei Navalny u bë kaq i famshëm në Rusi dhe aq i urryer nga Putini, sepse që në fillim të luftës së tij ai foli për Putinin dhe rrethin e tij si gangsterë që kapën dhe përdorën pushtetin vetëm për pasurimin e tyre dhe realizimin e ambicieve personale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore