Lajme

NATO: Afro 300 ndërhyrje ndaj aeroplanëve ushtarakë rusë në vitin 2021


Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën 290 herë në total në vitin 2021 për të kapur një avion ushtarak rus që po i afrohej shumë një shteti anëtar.

Kjo shifër përfaqëson 80 për qind të numrit të misioneve të NATO-s.

Të dhënat u zbuluan nga website evropian i lajmeve “Common Space”, e cila ka bashkëpunuar me NATO-n dhe agjenci të tjera.

Shumica e interceptimeve ose paraprirjeve në vitin 2021 u zhvilluan në rajonin e Baltikut, ku NATO po kryen një mision policor ajror për Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Aleanca e Atlantikut Verior po kryen misione të ngjashme edhe për Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.

Numri i kapjeve nga vendet e NATO-s është ulur në krahasim me vitin e kaluar.

Më herët ishin 350 avionë u ngritën në përgjigje të një kërcënimi të mundshëm rus.

Kjo, pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Aleancës dhe Rusisë. Avionët ushtarakë rusë nuk lejohen të afrohen shumë me hapësirën ajrore të një shteti anëtar.

Në të gjithë Evropën, mbi 60 avionë të NATO-s janë në gatishmëri të lartë në çdo kohë.

Këta të fundit janë të gatshëm për t’iu përgjigjur fluturimeve të paparalajmëruara ushtarake.

Ndër to përfshihet edhe ndërhyrja ndaj avionëve civilë që humbasin komunikimin me kontrollorët e trafikut ajror për çfarëdo arsye.

NATO ka dy qendra të operacioneve ajrore – të cilat monitorojnë të gjitha lëvizjet ajrore në të gjithë Evropën.

Njëra ndodhet në Gjermani dhe mbulon Evropën veriore.

Ndërsa e dyta gjendet në Spanjë dhe mbulon jugun e Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore